Çmimi i Modelit S të Teslas shkon në mbi 90,000 dollarë

Auto

Çmimi i Modelit S të Teslas shkon në mbi 90,000 dollarë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 15:08
Tesla

Tesla ka vazhduar të rrisë çmimin fillestar të Modelit të saj S, duke shkuar tashmë në vlerë prej mbi 90,000 dollarëve.

Modeli Long Range i cili në fillim nisi të shitej me vetëm 70,000 dollarë, tani kushton saktë 91,190 dollarë.

Ky çmim, siç është bërë e ditur përfshin ngjyrosjen e jashtme të bardhë, rrotat 19-inch dhe hapësirën e brendshme të zezë.

Ngjyrimet e tjera të brendshme apo të jashtme, sipas preferencave të blerësve kushtojnë 1.500-2,500 dollarë ekstra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat