Tentimi i shoferit të Ferrarit për të kaluar përmes një rruge të ngushtë, nuk shkoi ashtu siç e kishte paramenduar ai

Auto

Tentimi i shoferit të Ferrarit për të kaluar përmes një rruge të ngushtë, nuk shkoi ashtu siç e kishte paramenduar ai

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 11:10
Foto

Pronari i një Ferrari Roma kohët e fundit ka zbuluar vështirësitë e veturës GT me motorin në pjesën e përparmë në disa nga rrugët e ngushta që do të gjeni në Itali.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje të cilat nuk dihet se saktësisht ku në Itali janë filmuar, por që tregojnë veturën e “bllokuar” mes dy mureve.

Pra bëhet fjalë për një veturë me një gjerësi 1,974 mm, që është shumë më e gjerë se makinat e vogla të qytetit që shpesh do të gjeni në qendrat e qyteteve në të gjithë Italinë.

Ajo që është veçanërisht interesante për videon është fakti se në pikën më të ngushtë të rrugës, shoferi i Ferrarit ende duket se po përpiqet të kapërcejë hendekun.

Por menjëherë pas kësaj, një zonjë mund të shihet duke iu afruar dhe duket se i tregon shoferit se thjesht nuk ka asnjë mënyrë që vetura të kalojë këtë hapësirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat