Nissan zbuloi makinën sportive të ridizajnuar 2023 Nissan Z

Auto

Nissan zbuloi makinën sportive të ridizajnuar 2023 Nissan Z

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 12:52
Nissan

Më shumë se një dekadë pas debutimit të parë të Nissan 370Z – zëvendësimi i tij më në fund ka mbërritur.

Bëhet fjalë për Nissan Z coupe 2023 me 400 kuaj fuqi dhe manual.

Makina sportive e shumëpritur debutoi në New York City, një makinë me një motor të ri V6 me dy turbo, një brendësi të azhurnuar.

Dhe sipas Nissan, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjithçka do të kushtojë “rreth 40,000 dollarë”.

Nissan Z vjen në dy “forma” në lansim: Sport dhe Performance, me një opsion të veçantë Proto Spec në modelin e nivelit të lartë që frymëzon nga koncepti i mirëpritur i vitit të kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat