Çfarë është Toyota GR86?

Auto

Çfarë është Toyota GR86?

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Subaru dhe Toyota kanë bashkuar forcat për zhvillimin e veturës BRZ, kurse tani në treg është shfaqur modeli si motër i kësaj veture, Toyota GR 86 që është pasues i modelit GT 86.

Toyota ka bërë të pamundurën që të del diçka e mirë, enterieri ka për qëllim që maksimalisht ta fokusoj shoferin – kështu ekrani është vendosur në atë mënyrë që shoferi nuk ka nevojë të heq sytë nga rruga, kurse ekrani prej 7 inçëve i jep pikërisht këtë pamje moderne.

Kjo veturë peshon rreth 1,270 kilogramë, kurse në Toyota porosisin se janë munduar shumë për këtë model – në kuptimin që të jetë më i lehtë për vozitje – e rol të madh kanë luajtur materialet siç janë alumini që mbulon kulmin.

GR 86 e vë në lëvizje motori 2.4 litra me katër cilindra, sikurse tek Subaru BRZ që prodhon 232 kuaj-fuqi. Kur është fjala për shpejtësi – është mjaft mbresëlënëse, shpejtësinë nga 0-100 e arrin për 6.3 sekonda.

Kanali Throttle House në YouTube e ka testuar këtë veturë dhe madje e kanë futur në pistë për t’i parë rezultat e punës së palodhshme të gjigantëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat