“Zgjerohet” G63-shi i Mercedesit me pakon e re

Auto

“Zgjerohet” G63-shi i Mercedesit me pakon e re

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 23:45
AMG-G63-shi i Mercedesit

Kompania e njohur britanike e cila merret me ridizajnim të veturave, Project Kahn Design, së fundmi është marrë me AMG-G63-shin e Mercedesit.

Pakoja e re që ka përgatitur kjo kompani për këtë AMG-G63 quhet “Kahn Mercedes G Carbon Wide Track Edition”. Me këtë pako, Kahni e “zgjeroi” G63-shin.

Gjithashtu, pakoja e re përmban kryesisht pjesë të bëra nga fibra të karbonit, rrotat 23-inçësh “Kahn Type 57 Monoblock” me goma “Continental SportContact 6”, sistemin e ri të shkarkimit të gazit, si dhe enterier me lëkurë “Bengal” ngjyrë të kuqe.

Image

Sa i përket çmimit, kjo pako e re për këtë Mercedes AMG-G63 kushton 224,999 funte (rreth 262 mijë euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat