Chevrolet Bolt tërhiq nga tregu 73,000 vetura elektrike

Auto

Chevrolet Bolt tërhiq nga tregu 73,000 vetura elektrike

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 14:14
Chevrolet Bolt

General Motors ka bërë të ditur të premten se është duke larguar nga tregu të gjitha veturat e elektrike Chevrolet Bolt, të shitura në mbarë botën, për shkak të një problemi me bateri, që mund të shkaktojë zjarre.

Tërheqja e tillë dhe të tjerat kanë ngritur shqetësime lidhur me bateritë me litium dhe jon, të cilat tashmë po përdorën në të gjitha veturat elektrike. Fordi, BMW-ja dhe Hyundai, të gjitha i kanë tërhequr veturat e tyre me këto bateri, tashmë.

njoftimit të GM-së, bëhet fjalë për tërheqjen e rreth 73,000 veturave Bolt, modele të viteve nga 2019-2022, ndërkohë që më parë kishte tërhequr edhe 69,000 sosh.

GM-ja ka bërë të ditur se në raste të rralla, bateritë kanë dy defekte në prodhim, të cilat mund të shkaktojnë zjarre.

Prodhuesi i veturave me seli në Detroit, ka thënë se do të zëvendësojë modulet e baterive në të gjitha veturat.

Kjo tërheqje parashihet t’i kushtojë kompanisë rreth 1 miliard dollarë, duke e çuar në total në 1,8 miliardë dollarë tërheqjen e të gjitha veturave si pasojë e defekteve me bateritë deri më tani.

GM-ja kishte bërë tërheqjen e parë të veturave të këtij lloji në nëntor të vitit të kaluar, pasi ishte raportuar se pesë prej tyre ishin kapluar nga zjarri. Si pasojë e kësaj, dy persona kishin pësuar nga tymi ndërkohë që një shtëpi ishte kapluar nga flakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat