Baidu prezantoi një veturë autonome

Auto

Baidu prezantoi një veturë autonome

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Kompania kineze Baidu prezantoi gjeneratën e dytë të çipit të saj AI (inteligjencë artificiale), si dhe një numër risish të saj teknologjike, përfshirë një veturë robotike.

Gjatë Konferencës vjetore, u prezantua një çip i ri KI Kunlun2. Baidu pretendon se është krijuar për të ndihmuar pajisjet të përpunojnë sasi të mëdha të të dhënave dhe të rrisin fuqinë llogaritëse, dhe do të përdoret në një sërë fushash, përfshirë automjetet autonome. Çipi tashmë është në prodhim masiv dhe vjen pas gjeneratës së parë të çipit Kunlun që u shfaq në vitin 2018.

Përveç çipit dhe risive të tjera, u prezantua një veturë robotike, një prototip me katër rrota që ka një derë të stilit gullwing, por jo kontrolle tradicionale siç janë timonet dhe pedalet.

Arsyeja është se është plotësisht autonome, dhe gjithashtu ka teknologji të njohjes së zërit dhe fytyrës. Ai gjithashtu mund të analizojë mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm dhe të bëjë sugjerime për të kënaqur pasagjerët.

Për momentin nuk dihet nëse kjo veturë robotike do të arrijë fazën e prodhimit në masë. Baidu tashmë po teston një shërbim robotik taksi në qytetet kineze përfshirë Guangzhou dhe Pekin. Ky shërbim do të jetë i disponueshëm për publikun në qytetet e zgjedhura për dy vjet.

“Ne besojmë se veturat robotike janë e ardhmja. Ata do të drejtojnë vetveten, do të veprojnë si asistentë inteligjentë dhe shokë besnikë, dhe gjithashtu do të kenë aftësinë për të mësuar”, tha bashkëthemeluesi i Baidu, Robin Li. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat