Mungesa e çipave, Fordi zgjat ndalimin e prodhimit për disa vetura në botë

Auto

Mungesa e çipave, Fordi zgjat ndalimin e prodhimit për disa vetura në botë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Prodhuesi i veturave, Ford, ka thënë se do të ulë prodhimin shtesë për shkak të mungesës së çipave që ka goditur prodhimin global të veturave.

General Motors, prodhuesi më i madh i veturave në SHBA, ka thënë se do të zgjasë me dy javë ndalimin e prodhimit të veturave sportive Chevrolet Blazer në fabrikën e saj në Ramos në Meksikë për shkak të mungesës së vazhdueshme të çipave ndërsa rifillon prodhimin në fabrikat e tjera të Amerikës së Veriut.

GM shtoi se se prodhimi do të rifillojë të hënën në fabrikat në Lansing Grand River Assembly që ndërton Chevrolet Camaro dhe Cadillac CT4 dhe CT5. Prodhimi i Cadillac është ndalur në fabrikën e Miçiganit që nga maji. Prodhimi i Blazer në fabrikën në Ramos, i cili është ndalur që nga 23 gushti, tani nuk do të rifillojë para 15 tetorit.

Ford theksoi se javën e ardhshme se do të ndalojë prodhimin në fabrikën e saj në Flat Rock, ku ndërton Mustangin. Ford do të ndalojë prodhimin e Transit javën e ardhshme në fabrikën në Kansas City, por do të vazhdojë të ndërtojë kamionë F-150.

Fabrika e kamionëve në Ford në Kentucky javën e ardhshme do të funksionojë me një ndërrim dhe jo me tre ndërrime normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat