Gara e makinave në Texas përfundoi në tragjedi: Shoferi humb kontrollin mbi veturën...

Auto

Gara e makinave në Texas përfundoi në tragjedi: Shoferi humb kontrollin mbi veturën...

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 15:44
Foto

Pamjet video kanë kapur momentin kur një garues humbi kontrollin e veturës së tij Mustang gjatë një gare dhe u përplas në turmën, duke vrarë fëmijë, të moshës gjashtë dhe tetë vjeç.

Sipas mediave të huaja, përplasja ndodhi në fund të “pistës”, në një seksion pa barriera sigurie, në aeroportin e qarkut Kerrville-Kerr në Texas, të shtunën pasdite, me dy fëmijët e vrarë ende për t’u identifikuar.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar edhe tetë spektatorë të tjerë dhe shoferi.

Pamjet e publikuara tregojnë dy nga automjetet e garave krah për krah duke “ngrohur” motorët e tyre përpara fillimit të garës.

Mustang, në të djathtë, u pa më pas duke u përshpejtuar poshtë pistës me një re pluhuri të lënë pas.

Por nuk kaloi shumë dhe Mustang u pa më pas duke u “tërhequr” në pjesën e pasme të automjetit tjetër dhe duke u drejtuar me shpejtësi drejt turmës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat