General Motors do të lansojë 10 automjete elektrike në Korenë e Jugut deri në vitin 2025

Auto

General Motors do të lansojë 10 automjete elektrike në Korenë e Jugut deri në vitin 2025

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Gjeneral Motors do të lansojë 10 automjete elektrike (EV) në Korenë e Jugut deri në vitin 2025, por ende nuk ka plane për të prodhuar veturat elektrike në vend, tha kreu i operacioneve ndërkombëtare i kompanisë GM, Steven Kiefer.

Sipas medieve të huaja, prodhuesi numër 1 i automjeteve amerikane, që paralajmëroi vitin e kaluar se veprimet e vazhdueshme industriale po pengonin investimet e mëtejshme në Korenë e Jugut, ndërton automjete elektrike në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë. Kompania gjithashtu ka plane për t’i ndërtuar ato në Meksikë dhe Kanada.

“Ne nuk po shpallim ende ndonjë plan për të prodhuar automjete elektrike në vend, por rrini të gatshëm për secilin hap”, tha Kiefer në një konferencë për media.

Njësia e Koresë së Jugut të GM-së ndërton rreth 600,000 automjete në vit, duke dërguar shumë në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Chevrolet Trailblazer SUV, dhe punëson rreth 12,000 njerëz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat