Prej sot pajisjet dimërore për automjete, të obliguara

Auto

Prej sot pajisjet dimërore për automjete, të obliguara

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Prej sot, 15 nëntor, deri më 15 mars të gjithë shoferët pjesëmarrës në trafik obligohen që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ajo ka apeluar që nga kjo datë të mos dilet në komunikacion pa pajisje dimërore.

“Policia e Kosovës kërkon nga pjesëmarrësit në trafik (drejtuesit e automjeteve) që të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat