Skena e trishtë: Mbi 100 vetura të reja super sportive të dëmtuara nga tornado do të shkatërrohen

Auto

Skena e trishtë: Mbi 100 vetura të reja super sportive të dëmtuara nga tornado do të shkatërrohen

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Dëmi i shkaktuar në fabrikë ishte mjaft i madh për të ndaluar përkohësisht prodhimin dhe vonesa do të përkeqësohet më tej nga fakti se makinat e dëmtuara nga tornado nuk janë zëvendësuar ende.

Në fillim të këtij muaji, një tornado shkatërroi uzinën e Chevrolet-it në Kentaki, fabrika që prodhon gjeneratën e tetë supersport Corvette.

Sipas mediave vendase, në atë kohë janë dëmtuar rreth 120 makina të reja, të cilat llogaritet se nuk mund të riparohen.

Tashmë në Facebook janë shfaqur foto të reja ku shihen dhjetëra automjete të parkuara që do të shkatërrohen, gjë që është një pamje vërtet e trishtë për fansat e këtij modeli.

Sipas raportit, stafi i fabrikës po kontrollon aktualisht automjetet e mbetura të përfunduara për t’u siguruar që ato janë të padëmtuara, përpara se t’u dërgohen pronarëve të ardhshëm.

Dëmi i shkaktuar në fabrikë ishte mjaft i madh për të ndaluar përkohësisht prodhimin dhe vonesa do të përkeqësohet më tej nga fakti se makinat e dëmtuara nga tornado nuk janë zëvendësuar ende.

“Ne mund të konfirmojmë se zjarri që ndodhi si rezultat i tornados së fabrikës më 11 dhjetor dëmtoi objektin, duke përfshirë çatinë dhe hyrjen për punonjësit”, tha një zëdhënës i fabrikës Bowling Green për CorvetteBlogger në fillim të këtij muaji. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat