BMW do të ofrojë video lojëra në makinat e saj

Auto

BMW do të ofrojë video lojëra në makinat e saj

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Gjiganti automobilistik, BMë do të ofrojë videolojëra në ekranin e sistemit multimedial. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me kompaninë AirConsole, me seli në Zvicër, e cila ofron një platformë lojrash për akses përmes televizorëve apo sistemeve multimediale në makinë.

Sipas kompanisë, lojërat do të funksionojnë brenda iDrive dhe do të kontrollohen përmes smartfonit të përdoruesit. BMë thekson se me këtë opsion, pritja në makinë do të jetë më e tolerueshme dhe po mendohet veçanërisht për kohën e pritjes teksa bateritë e makinave elektrike janë duke u ngarkuar.

Nuk dihet se cilat lojëra do të ofrohen përmes shërbimit të BMë. Gjithçka që përdoruesi duhet të bëjë është të lidhë telefonin inteligjent përmes kodit QR. Shërbimi do të jetë i disponueshëm nga viti 2023 dhe ende nuk dihet se në cilat modele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat