Aston Martin pranon se do të ishte në telashe nëse nuk do të arrinte marrëveshje me Mercedes rreth përdorimit të motorit

Auto

Aston Martin pranon se do të ishte në telashe nëse nuk do të arrinte marrëveshje me Mercedes rreth përdorimit të motorit

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 23:42

Mercedes është më shumë se një partner teknik për Aston Martin Logonda, teksa kompania gjermane është gjithashtu edhe një aksionar i rëndësishëm.

Gjiganti gjerman ka shprehur dëshirën për të rritur aksionet e saj deri në 20 për qind deri në fundin e 2023-shit.

Në një intervistë për Autocar, Shefi Teknik i Aston Martin tha se bashkëpunimi midis dy markave do të vazhdojë në vitet në vijim, raporton Motor1.

Roberto Fedeli dha një përgjigje të sinqertë kur u ngrit tema delikate e Euro 7: “Duke kërkuar sfidën e radhës me motorët me djegie të brendshme, pa Mercedes-in ne mund të ishim në telashe”.

“Në të njëjtën kohë, Mercedes për ne nuk është vetëm partner në pjesën e motorëve, por është gjithashtu edhe partner tek arkitektura bazë elektrike” shtoi ai.

“Ne bëmë integrimin e komponentëve të rinj në arkitekturën bazë të Mercedes për DB12″, përfundoi ai prononcimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat