Ndërtohet makina e parë fluturuese në botë, merr miratimin nga FAA Amerikane

Auto

Ndërtohet makina e parë fluturuese në botë, merr miratimin nga FAA Amerikane

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:22
“Model A”, u bë e para e këtij lloji që mori miratimin ligjor për të fluturuar nga qeveria amerikane.

Një makinë plotësisht elektrike që mund ta ngisni në rrugë dhe të fluturoni për të kapërcyer trafikun mund të tingëlloj si diçka nga një film fantastiko-shkencor, por Alef Aeronautics po e bën atë realitet.

Kompania bëri të ditur të martën se makina e saj fluturuese, “Model A”, u bë e para e këtij lloji që mori miratimin ligjor për të fluturuar nga qeveria amerikane.

Sipas, Alef, makina fluturese Model A, ka një rreze drejtimi prej 321 kilometrave dhe një rreze fluturimi prej 177 kilometra.

Parashitjet filluan tetorin e kaluar për 300 mijë dollarë (me një shumë rezervimi prej 150 dollarë, ose 1,500 për rezervim prioritar), Alef thotë se kishte mbledhur mbi 440 rezervime deri në fund të vitit.

“Model A” është automjeti i parë i këtij lloji që mori një Certifikatë Speciale të vlefshmërisë Ajrore nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) të SHBA-së.

“Jemi të ngazëllyer për të marrë këtë certifikatë nga FAA. Kjo na lejon të jemi afër për t’iu sjellë njerëzve një udhëtim miqësor ndaj mjedisit dhe më të shpejtë, duke u kursyer orë individëve dhe kompanive çdo javë. Ky është një hap i vogël për aeroplanët, një hap gjigant për makinat”, tha CEO Jim Dukhovny. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat