Audi emëron Gernot Dollner si drejtor të ri ekzekutiv

Auto

Audi emëron Gernot Dollner si drejtor të ri ekzekutiv

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 10:33
Gernot Dollner

Bordi i Audi dhe VW Group ka vendosur që ta emërojë Gernot Dollner-in si drejtor ekzekutiv nga 1 shtatori i vitit 2023, në një lëvizje e cila do të thotë se shefi aktual Markus Duesmann do të largohet pas rreth tri vitesh në krye.

Duesmann ishte emëruar si pasardhës i Rupert Stadler, i cili u dënua së fundmi, dhe kishte një detyrë të vështirë që të drejtonte Audi-në pas pasojave Dieselgate dhe ta udhëheq kompaninë në përpjekjet e saja për elektrifikim.

Markus filloi punën në më shumë se 20 modele të reja të cilat pritet të dalin deri në vitin 2025, më shumë se gjysma e të cilave janë vetura elektrike, raporton Arena EV.

Megjithatë, në mandatin e tij kishte vonesa kritike për PPE-në, platformën e cila u zhvillua në bashkëpunim me Porsche, e gjithashtu ngecje pas BMW-së dhe Mercedes-it në tregun amerikan.

Ndër të tjera, Audi nuk i arriti që të përmbushë objektivin as në tregun kinez.

Drejtori i ri ekzekutiv Gernot Dollner ka qenë pjesë e Volkswagen Group që nga viti 1993.

Ai ka mbikëqyrur strategjinë e përgjithshme dhe sekretariatin e përgjithshëm të Volkswagen Group, ka shërbyer si drejtues i zhvillimit të konceptit në Porsche dhe ishte në krye të serisë Panamera.

Gjithashtu thuhet se ai është i afërt me drejtorin aktual ekzekutiv të Porsche dhe Volkswagen Group, Oliver Blume.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat