Chevrolet Convertible i vitit 1961 debuton si komplet Lego me çmim prej 150 dollarëve

Auto

Chevrolet Convertible i vitit 1961 debuton si komplet Lego me çmim prej 150 dollarëve

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Një Chevrolet Corvette konvertibil i vitit 1961 është modeli më i fundit i artit të automobilistikes që i bashkohet linjës së Lego Icons, teksa shitja zyrtare fillon me 1 gusht dhe ka një çmim prej 150 dollarëve.

]Kompleti përmban 1,210 copëza.

Corvette në fjalë ka një gjatësi totale prej afro 13 inçësh (33 cm), gjerësi prej 6 inçësh (15 cm) dhe lartësi prej 4 inçësh (10 cm). Lego rekomandon modelin për të apasionuarit të cilët janë 18 vjeçar e më të vjetër.

Corvette i vogël përmban një kofano e cila mund të hapet dhe që ekspozon një motor V8 dhe ventilatori i radiatorit madje edhe mund të rrotullohet.

Aty funksionon edhe timoni. Bashkë me modelin vijnë edhe tre komplete targash, raporton Motor1.

Çatia përputhet me trupin dhe gjithashtu mund të hiqet ndërsa kabina përmban detaje të tjera sikurse pedalet, ndërruesin e shpejtësive, radion, pasqyrën e pasme dhe një timon.

Corvette origjinal kishte debutuar në vitin e modelit të vitin 1953, por se shumë gjëra kishin ndryshuar ndjeshëm në modelin e vitit 1961.

Veturat e para Corvette kishin fenere të vetme, dhe hera e parë kur aty u integruan një palë drita në secilën anë ishte viti 1958. Modeli i vitit 1961 ishte ekzemplari i parë me katër fenerë të pasmë rrethor si pjesë e një pjese të pasme të përditësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat