Lamborghini Urus i ‘artë’ është një tjetër projekt “kontrovers” nga Mansory

Auto

Lamborghini Urus i ‘artë’ është një tjetër projekt “kontrovers” nga Mansory

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 00:27
Foto ilustrim

Kompania gjermane Mansory është e njohur tek entuziastët e veturave për shkak të modifikimeve kontroverse të modeleve të shtrenjta siç janë Rolls-Royce Cullinan, Porsche Cayenne dhe Ferrari F22. Tani nga garazhet e kësaj kompanie ka dal Lamborghini Urus.

Urusi i modifikuar padyshim që do të tërheq vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm për ngjyrën e artë, por edhe karrocerinë.

I quajtur Mansory Venatus, SUV-i luksoz është i bazuar në Urusin të lyer me ngjyrë të artë. Kjo veturë ka fellne gjigante 24-inç, derisa brendësia është e veshur me lëkurë.

Në versionin standard Urusin e vë në lëvizje motori 4 litërsh twin-turbo V8 që prodhon 657 kuaj-fuqi, por Mansory ka vendosur t’ia rrit fuqinë në 900 kuaj-fuqi, që rezultoi edhe me rritjen e shpejtësisë maksimale në 323 kilometra në orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat