Vinçi lundrues më i fuqishëm në botë thyen rekordin e ngritjes në testime

Auto

Vinçi lundrues më i fuqishëm në botë thyen rekordin e ngritjes në testime

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 16:02

Në fillim të majit vinçi i ri Hyundai-10000, arriti të ngjitet në fronin e ngritës më të fuqishme lundruese në testime duke ngritur në ajër një platformë të tërë nga dy vinça 1,600-ton.

Ajo që e bën Hyundai-10000 një pasues të denjë të vinçave 1,600-ton Goliath nuk është fakti se është i ri por kapaciteti i pamenduar i ngritjes së një nga platforma më të mëdha detare.

Ndërtimi i Hyundai-10000 kishte nisur në tetor 2013 dhe u dorëzua në impjantet HHI këtë vit.

Ai nuk është vinçi me përmasat më të mëdha të kësaj platforme por gjithsesi ka kapacitetin më të madh të ngritjes.

Vinçi i ri 10,000-ton ka dy krahë kryesorë ngritjeje 180-metra të gjatë dhe dy krahë mbështetës 70 m të gjatë në pjesën e prapme. Ai operohet me anë të 16 levave dhe kavo 72mm e 54mm që janë 5,700 metra të gjata secila. Ganxha e tij kryesore e ngritjes peshon 1,250-ton.

Katër gjeneratorët e tij kryesore prej 2,200 kW realizojnë forcën e tërheqjes për ngritjes, dhje një seri gjeneratorësh të tjerë 600 kW e 100 kW prodhojnë energji për nevojat plotësuese të vinçit.

Për të shtuar sigurinë Hyundai-10000 është krijuar i aftë të mbajë peshat e tij pezull në ajër me këndin e vinçit 15 gradë, teksa mjeti ruan pozicionin e vet vertikal me një devijim prej +/-100 mm gjatë ngritjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat