Startup-i izraelit do të ndërtojë rrugë me karikim pa tela në Francë dhe Norvegji

Auto

Startup-i izraelit do të ndërtojë rrugë me karikim pa tela në Francë dhe Norvegji

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 23:09

Një startup izraelit i karikuesve me emrin Electreon ka fituar tender në Francë dhe Norvegji për të instaluar seksione të vogla të rrugëve të avancuara me karikim pa valë të cilat janë zhvilluar nga kompania.

Në Francë, Electreon do të instalojë rrugë me karikim me valë me një gjatësi prej 2 kilometrash në një seksion të autostradës A10 afër Parisit.

Electreon gjithashtu do të instalojë një stacion karikimi me valë të palëvizshëm pranë rrugës. Ajo fitoi tenderin pasi një studim nga Ministria e Transportit e Francës zbuloi se teknologjia e rrugëve të karikimit me valë mund të zvogëlojë emetimet e CO2 nga transporti rrugor me 86 për qind, shkruan Car Scoops.

Jerusalem Post ka deklaruar se studimi gjithashtu ka konkluduar se kamionët do të duhet të pajiset me bateri më të mëdha dhe duhet që të ndalet në stacionet e karikimit nëse nuk përdoret teknologjia e Electreon.

Në Norvegji, kompania izraelite teknologjinë e saj të sistemit elektrik rrugor do ta implementojë në një zonë afër një depoje të autobusëve e operuar nga AtB AS. Sistemi do të ndihmojë në karikimin pa valë të autobusëve elektrik që përdoren në atë zonë.

Përdorimi i rrugës gjithashtu do të lejojë që prodhuesi i autobusëve të reduktojë përmasat e baterive që ajo përdorë. Qëllimi përfundimtar është krijimi i një rruge të plotë elektrike në qytetin norvegjez të Trondheimit, e cila do të jetë në gjendje të ngarkojë autobusë, kamionë dhe taksi elektrike.

Në muajin maj, Electreon kapi titujt kryesor kur ata e vozitën një Toyota RAV4 PHEV të modifikuar në një pistë testuese të mbyllur për mbi 100 orë, ku e kishte instaluar sistemin e saj elektrik rrugor, duke përshkuar 1,924 kilometra, dhe e kishte thyer rekordin për udhëtimin më të gjatë të një veture elektrike pa u ndalur për t’u karikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat