Rritet numri i shitjes të veturave të reja në Evropë

Auto

Rritet numri i shitjes të veturave të reja në Evropë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Shitjet e veturave në Bashkimin Evropian u rritën fuqishëm edhe në muajin qershor, duke reflektuar rezultatet e dobëta të vitit të kaluar për shkak të mungesës së pjesëve, sipas raportit të sotëm ACEA.

Në muajin qershor, më shumë se një milion vetura të reja u regjistruan në 26 vende të BE-së, duke përjashtuar Maltën, për 17.8 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas shoqatës së prodhuesve.

Në muajin maj, shitjet u rritën me 18.5 për qind. Normat e larta të rritjes reflektojnë një bazë të ulët krahasuese në vitin 2022, kur rezultatet u prekën kryesisht nga mungesa e pjesëve, shpjegon ACEA.

Ndër tregjet kryesore, Gjermania spikati me rritje të shitjeve prej 24.8 për qind. Pasojnë Spanja dhe Franca, ku u rrit me 13.3, gjegjësisht 11.5 për qind.

Ndër vendet e mëdha, vetëm Italia regjistroi një rritje njëshifrore prej 9.1 për qind. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat