Kia prezanton SUV-in e ri kompakt EV5

Auto

Kia prezanton SUV-in e ri kompakt EV5

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Kia prezantoi zyrtarisht SUV-in e saj të ri kompakt elektrike, EV5 në panairin e automjeteve Motor Show Chengdu të premten.

EV5 i ri është një SUV elektrik miqësor për familjen, i frymëzuar nga modeli kryesor EV9.

Kia e kishte prezantuar këtë model në formë koncepti gjatë muajit mars.

Në panairin e makinave, Kia EV5 bëri debutimin e tij global, duke treguar një EV kompakt të ndërtuar për epokën elektrike.

Kia thotë se EV5 “sjell një epokë të re të lëvizshmërisë elektrike në sektorin kompakt të SUV-ve për të përmbushur nevojat e familjeve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat