ID.X Performance, koncepti agresiv i Volkswagen që prodhon 550 kuaj-fuqi

Auto

ID.X Performance, koncepti agresiv i Volkswagen që prodhon 550 kuaj-fuqi

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 00:50
Foto ilustrim

Plani i ardhshëm i elektrifikimit të Volkswagen përfshin gjithashtu një sërë veturash elektrike me performancë të lartë, li tashmë kemi parë tashmë konceptin ID. GTI në Mynih, e dihet se ID. Buzz dhe modelet ID.3 marrin performancë më të mirë të sjellë nga emërtimi GTX, dhe tani arrin koncepti ID.X Performance.

Koncepti është i bazuar në limuzinën ID.7, por më të ndanë pak karakteristika vizuale. Pjesa e përparme ka pësuar ndryshime të mëdha.

Sa i përket pjesës së pasme ka mbetur pothuajse i paprekur. Koncepti është më i ulët për 60 milimetra për dallim nga modeli standard i ID.7.

E kur flasim për performancë, ID.X është i bazuar në platformën MEB që e përdorin pothuajse të gjitha veturat modele elektrike nga Volkswagen.

Ka dy motorë elektrikë që prodhon 550 kuaj-fuqi dhe mbështet nga mbushësi DC me kapacitet prej 200 kW.

Konfirmim se ky koncept do të arrijë në fazën e prodhimit nuk ka, por nga VW është konfirmuar versioni më i fuqishëm ID.7 GTX me detaje agresive dhe aerodinamikë të përmirësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat