Mazda thotë se po shqyrton një MX-5 elektrike përpara zbulimit të një koncepti

Auto

Mazda thotë se po shqyrton një MX-5 elektrike përpara zbulimit të një koncepti

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Mazda ka disa plane të mëdha për Japanese Mobility Show (JMS) duke përfshirë zbulimin e një koncepti të ri MX-5.

Ndërsa ishte supozuar se mund të jetë një version elektrik, një ekzekutiv i Mazda sapo na dha shumë më tepër informacion për të ardhmen e modelit të prodhimit.

Ky informacion është se MX-5 do të bëhet elektrik, por nuk ka gjasa që të ndodh së shpejti, raporton Car Scoops.

Duke folur për Top Gear, shefi i zhvillimit të grupit të fuqisë Kato Matsue shpalosi disa nga diskutimet që ekipi po bën nga brenda.

Ata publikuan ngacmimin që shihni më lart, duke shfaqur çdo gjë që po vjen në JMS (e cila dikur njihej si Tokio Motor Show) që thuhet se simbolizon “të ardhmen e krijuar nga dashuria për veturat”.

Ndërsa detajet specifike rreth studimit të JMS mbeten të pakta, “teaser-i” është një përputhje e saktë me Mazda Vision Concept që u shfaq në formë dixhitale vetëm përmes një videoje vitin e kaluar gjatë prezantimit të strategjisë afatmesme të elektrifikimit të markës për vitin 2030.

Kur u pyet në mënyrë specifike në lidhje me pashmangshmërinë në dukje të një MX-5 elektrike, Matsue tha “Kjo është një mundësi. Tregjet kryesore të MX-5 janë Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Japonia. Japonia është pak prapa, por kërkesa e tregut po ndryshon drejt elektrifikimit. Kështu që ne duhet të mendojmë për këtë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat