Polestar 4 shpallet si vetura me dizajnin më të bukur të vitit

Auto

Polestar 4 shpallet si vetura me dizajnin më të bukur të vitit

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 10:14
Polestar 4

Polestar 4 është shpallur vetura më e bukur serike e këtij viti, duke rrëmbyer çmimin “dizajni i vitit” – derisa Dacia Manifesto për konceptin më të mirë, shkruan ueb-faqja Car Design News.

Fjala është për një nga çmimet më të vlerësuara të këtij lloji, në veçanti pasi vlerësohet nga një juri e përbërë nga 16 dizajnerë nga studio të njohura në mbarë botën.

Për shembull, këtë vit Massimo Frascella, drejtor dizajni i Jaguar Land Rover dhe Lisa Reeves, drejtuese e departamentit të dizajnit të brendshëm të Volvo, ishin në juri.

Polestar fitoi përpara Kia EV9, Volvo EX30 dhe Jeep Avenger, ku deri në tetë dizajnerë e vendosën atë model në vendin e parë.

Nga ana tjetër, suksesi i Dacia Manifesto është edhe më i rëndësishëm kur dihet se është vetëm vetura e parë koncept e kësaj marke, e cila është në proces të ridizajnimit të gamës së saj.

Image
Polestar 4

Konkurrentët e saj më të mëdhenj ishin Citroen Oli dhe Mercedes Vision One-Eleven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat