Volvo përmbyll me sukses vitin 2023 me çmime të shumta nga “Automative Awards”

Auto

Volvo përmbyll me sukses vitin 2023 me çmime të shumta nga “Automative Awards”

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Prodhuesi suedez i automjeteve ka përmbyllur me sukses vitin 2023 me një mori çmimesh nga “Automative Awards”.

Modeli EX90 u zgjodh “Automjeti më i Sigurt” për vitin 2023, derisa modeli EX30 mori dy çmime nga Automative Awards atë të “Veturës më të Mençur” dhe “SUV-it më të Mirë”, të vitit.

Këto çmime janë veç një pjesë e çmimeve të fituara gjatë vitit nga Volvo, në listën e mëposhtme janë disa prej çmimeve të tjera që “rrëmbeu” ky prodhues:

Volvo EX30 fitoi këto çmime:

“Best Technological Car” (vetura me teknologjinë me të mirë);

“City Car of The Year” (vetura e qytetit për këtë vit);

“Small SUV/Crossover of the Year” (vetura e vitit për SUV/Crossover të vogla), “Car of the Year”(vetura e vitit).

Volvo EX90 fitoi këto çmime:

Çmimi për inovacion nga Design Award;

Çmimin “Green GOOD” po ashtu nga Design Awards;

Çmimin si zgjedhja më e sigurt për vitin 2023, dhe zgjedhja më e mirë sipas selektorëve (Editor’s Choice Winner).

Volvo XC60 fitoi këto çmime:

Çmimin si vetura me tipare më luksoze SUV/Crossover për vitin 2023 (Best Luxury Crossover SUV of 2023 for Features ) dhe çmimin si zgjedhja më e mirë e sipas selektorëve (Editor’s Choice Winner).

Volvo XC40 fitoi këtë çmim:

Zgjedhja më e mirë sipas selektorëve (Editor’s Choice Winner).

Volvo S60 Recharge fitoi këto çmime:

“Best Plug-in Hybrid Car” për vitin 2023 sa i përket sigurisë dhe çmimin “Best Luxury Sedan”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat