Vitet e ardhshme pritet të prodhohen dhe të shiten më shumë vetura

Auto

Vitet e ardhshme pritet të prodhohen dhe të shiten më shumë vetura

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 12:20
Vetëm vitin që po vjen, thuhet se rreth 88,3 milionë vetura të reja do të lëvizin në rrugët e mbarë botës.

Agjencia S&P Global Mobility, ka parashikuar një rritje të konsiderueshme të shitjes së veturave në të ardhmen.

Vetëm vitin që po vjen, thuhet se rreth 88,3 milionë vetura të reja do të lëvizin në rrugët e mbarë botës.

Kjo perspektivë optimiste, mbështetet nga rimëkëmbja e prodhimit të vazhdueshëm të automobilave, dhe kërkesat e mëdha për blerjen e tyre.

Megjithatë, ka shqetësime edhe për anën e kundërt të parashikimit, ku përfshihen çmimet më të larta të veturave, dhe ndikimi i tranzicionit elektrik te konsumatorët.

Gjithashtu, agjencia ka parashikuar se lëvizja e veturave drejt elektrifikimit duket e pandalshme, duke hedhur poshtë kështu çdo thashethem për ngadalësimin e prodhimit të tyre.

Në vitin 2024, parashihet që shitja e veturave elektrike të arrijë në 13,3 milion njësi, që përfaqëson 16,2 për qind të shitjeve globale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat