Tesla ka shitur 1.8 milion vetura në vitin 2023

Auto

Tesla ka shitur 1.8 milion vetura në vitin 2023

Më: 4 janar 2024 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Prodhuesi i njohur amerikan i automjeteve elektrike Tesla, ka publikuar numrin e shitjeve të makinave të saj përgjatë vitit 2023.

Tesla ka shitur 1,808,581 automjete në vitin që lamë pas, derisa ka prodhuar 1,845,985.

Në tremujorin e katërt Tesla ka prodhuar afërsisht 495 mijë automjete dhe ka shitur 484 mijë sosh.

I kënaqur me këto shifra është shprehur edhe vetë shefi i Tesla-s, Elon Musk, i cili nuk ngurroi të përgëzonte ekipin e prodhuesit të veturave, për këtë vit siç e quajti ai “madhështor”.

Musk e bëri reagimin e tij përmes një ripostimi në rrjetin social X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat