Honda Civic vjen me disa modifikime të reja në performancat e saj

Auto

Honda Civic vjen me disa modifikime të reja në performancat e saj

Më: 8 janar 2024 Në ora: 20:19
Honda Civic

Një hatchback EK Honda Civic që bën tërheqje me rrota të pasme dhe një motor turbo K20 me 500 kuaj fuqi, po dëshmon se bota e kreativitetit të veturave nuk njeh kufij.

E shfaqur në kanalin e Larry Chen në Youtube, vetura lë të nënkuptohet për disa ndryshime nga pjesa e jashtme e saj.

Sistemi i drejtimit nuk ka pësuar modifikime të mëdha, por ka pasur vështirësi në akomodimin e motorit shkaku i madhësisë së tij.

Edhe pse me ndryshime, gjatë vozitjes është vërejtur vështirësi në drejtimin e veturës shkaku i bazës së shkurtër të rrotave, dhe fuqisë së lartë të kuajve.

Gomat e gjera 245 milimetra, dhe pjesë të tjera pritet të përmirësohen në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat