Mazda zbulon konceptin e veturës sportive me motor rrotullues

Auto

Mazda zbulon konceptin e veturës sportive me motor rrotullues

Më: 15 janar 2024 Në ora: 21:52
Mazda

Mazda ndërtoi veturën e saj të fundit sportive me motor rrotullues në vitin 2012, ekipi punues i së cilës u shpërbë në vitin 2018.

Por, CEO i Mazda-s, Katsuhiro Moro, i befasoi të gjithë duke njoftuar se një ekip inxhinierësh përgjegjës për krijimin e një tjetër motori rrotullues do të krijohet përsëri më 1 shkurt.

“Jam shumë i lumtur dhe thellësisht i prekur nga mbështetja dhe inkurajimi që kam marrë për konceptin e veturës sportive. Do të doja të përfitoj nga ky rast dhe t’iu falënderoj të gjithëve. Me inkurajimin tuaj, ne po formojmë një grup të ri zhvillimi për t’iu afruar kësaj ëndrre”, tha Moro.

Gjatë fjalimit të tij, ai u fokusua në mënyrën se si funksionon motori rrotullues, dhe shfaqi disa specifika tashmë të njohura të konceptit të ri nga Mazda.

Vetura sportive pritet të fuqizohet nga 365 kuaj fuqi, dhe një performancë e nivelit të lartë, e cila krahasohet me një Porsche 911.

Gjithashtu, motori i saj do të zhvillohet për të punuar jo vetëm me benzinë, por edhe me hidrogjen, biokarburante, dhe gaz të lëngshëm nafte.

Sa i përket emrit të konceptit, Iconic SP është një emërtim fillestar sa për të shmangur lidhjet me modelet e tjera.

Nëse do të pasojë një version prodhimi, ai pritet të dalë në vitin 2016, pas Mazda ende është në proces të krijimit të ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat