Toyota prezanton edicionin e ri special për terrene të vështira

Auto

Toyota prezanton edicionin e ri special për terrene të vështira

Më: 5 prill 2024 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Toyota ka prezantuar edicionin e ri special Crown për terrene të vështira.

Crown Crossover vjen me një motor hibrid 2.4 litërsh dhe bëhet e ditur se së shpejti do të pajiset me rrota dyngjyrëshe.

Për një praktikë më të mirë, çatia e sedanit vjen me një raft opsional.

Brenda, Toyota i jep Crown Crossover Landscape një zbukurim të zi me shkëlqim dhe një gdhendje të emrit të modelit në anën e pasagjerit.

I disponueshëm ekskluzivisht me sistemin e lëvizjes me të gjitha rrotat, modeli i ri nga marka japoneze kushton 45,300 dollarë (mbi 40 mijë euro).

Ndryshe, Crown Crossover është një nga katër variantet Crown të prezantuara. Së bashku me të vijnë edhe Crown Sport, Crown Estate dhe sedani tradicional Crown. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat