Toyota konfirmon prodhimin e kamionçinës elektrike

Auto

Toyota konfirmon prodhimin e kamionçinës elektrike

Më: 19 maj 2024 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Ndryshe nga prodhuesit e tjerë të automjeteve, Toyota ka ndërmarrë hapa të ngadalësuar drejt elektrizimit të linjës.

Kjo pasi ajo beson se veturat e pastra elektrike nuk do të zënë kurrë as 30 për qind të tregut, andaj e ardhmja e tyre është e pasigurt.

Sidoqoftë, marka japoneze ka zgjeruar gradualisht linjën e saj elektrike me një kamionçinë të konfirmuar për vitin 2025.

Bëhet e ditur se automjeti do të montohet në Tajlandë, ku kamionët përbëjnë më shumë se 50 për qind të të gjitha shitjeve.

Por, Hilux nuk është i vetmi kamion elektrik që kemi parë vitet e fundit nga Toyota.

Kjo pasi marka kishte prezantuar edhe një të ngjashme Tacoma në fund të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat