Lexus LS 500 bëhet me versionin e tij sportiv

Auto

Lexus LS 500 bëhet me versionin e tij sportiv

Më: 11 prill 2017 Në ora: 17:53
Lexus LS 500

Lexus në panairin e automobilave në Nju Jork do të prezantojë premierën e edicionit sportiv të modelit të tij më luksoz nga seria LS, e cila megjithatë nuk ofron kuaj fuqi shtesë.

Lexus LS 500 F Sport është zbukuruar me maskën e re të ftohësit të motorit, ndërsa nuk janë harruar edhe disa detaje të karrocerisë së ri-dizajnuar me të cilat F Sport në mënyrë vizuele dallon nga modelet LS 500 dhe LS 500h. 

Megjithatë, F Sport nuk ka motor tepër të fuqishëm, pasi që ende do ta lëviz motori benzinë 3,5 litra biturbo V6, me 420 kuaj fuqi dhe 599 Nm të momentit të rrotullimeve.

Vetura posedon ndërruesin automatik prej 10 shpejtësive, ndërsa nga 0 deri 100 km/h arrin pas 4,5 sekondash

Image
Lexus LS 500
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat