Lamborghini Centenario kushton rreth dy milionë euro

Auto

Lamborghini Centenario kushton rreth dy milionë euro

Më: 31 maj 2017 Në ora: 17:51
Lamborghini Centenario

Lamborghini u ka dërguar blerësve në SHBA edhe dy nga katër veturat e planifikuara të modeleve ultra-sportive Centenario, me të cilët kompania italiane e automobilave shënon 100-vjetorin e saj të themelimit.

Për fat të keq të blerësve, të cilët nuk reaguan me kohë, në Lamborghini nuk do të ndryshojnë planin e parë: Centenario do të ofrohet në vetëm 40 njësi.

Vetura Centenario është e gjatë 4,9 metra, ka motor 6,5 litra V12 me 770 kuaj fuqi, që mjafton që vetura prej 0 deri 100 km/h t’i arrijë pas 2,8 sekondash dhe posedon shpejtësi maksimale prej 350 km/h.

Vetura posedon ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive. Për ndalim pranë shpejtësisë 100 km/h këtij “aeroplani gjuetarësh” i nevojiten vetëm 30 metra, ndërsa çmimi ekzotik është më pak se dy milionë dollarë.

Lamborghini deri më tash në gjithë botën ka shitur nëntë vetura të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat