“Forca e bën fuqinë”, Talismani i ri S Edition me motor të ri turbo 1.8 sikur Megane RS - Bota Sot
“Forca e bën fuqinë”, Talismani i ri S Edition me motor të ri turbo 1.8 sikur Megane RS

Auto

“Forca e bën fuqinë”, Talismani i ri S Edition me motor të ri turbo 1.8 sikur Megane RS

Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:08
Talismani i ri S Edition

Renault tashmë ka shtuar në radhët e veta atë që pa dyshim se është Talismani më i fuqishëm.

Top brendi evropian i veturave, Renault, ka shtuar më në fund versionin sportiv të Talismanit me motor më të fuqishëm për t’iu përgjigjur me forcë enorme konkurrentëve si Skoda SuperB, Ford Mondeo ST Line dhe të tjera modeleve nga tregu i segmentit D. Dhe ajo që ka bërë Renault me Talismanin e ri është jo vetëm një përgjigje, por edhe goditje.

Talismani S Edition po vjen me një motor nga gazi 1.8 litër turbo, që është njësi nën Megane RS dhe Alpine A110, por tash është i destinuar të ofrojë 225 kuajfuqi në shtatë shpejtësi në ndërrues automatik, që e përqëndron fuqinë në rrotat e përparme.

Si zakonisht Renault është përqëndruar që të mos ofrojë vetëm numra maksimal në shpejtësi, por kërkon që mbi të gjitha veturat të jenë të përshtatshme për kënaqësi gjatë vozitjes.

Pos me motorin 1.8 turbo, Talisman S – Edition vjen me 4Control nga Renault për drejtim të përshtatshëm të veturës dhe sistemet Electronic Damper Control në raste të rrezikshmërisë. Këto janë të përfshira në vazhdën e paisjeve standarde dhe ofrojnë një vozitje padyshim shumë të rehatshme.

Po ashtu, pjesë e listës së veçorive standarde janë dritat e përparme të plota smart LED, xhamat fabrikisht në ngjyrë të zezë, brendimin e S Edition etj.

Atmosfera shumë sportive që ngërthen këtë veturë vazhdon edhe brenda saj me enterier të plotë të zezë nga lëkura me detaje të kontrastit në të kuqe dhe detaje tjera nga alumini që e bëjnë veturën estetikisht në nivel të lartë nga brenda.

“Me S Edition, Talismani shton ndjenjën sportive të shumëpritur për konsumatorët tanë. Motori i ri 1.8 litra, 225 kuajfuqi e ofron fuqinë me përmirësim në secilin aspekt për të ofruar kënaqësi edhe më të madhe në vozitje”, potencoi Sandra Gomez, drejtoresha e sektorit të programit të segmentit D në kompaninë prestigjioze automobilistike franceze.

Renault aktualisht e ka vendosur Talisman S-Edition në shfaqje si model i ri dhe do ta nxjerrë në shitje nga shtatori i këtij viti në mbarë Evropën. Varësisht nga tregu pritet që veturat të jenë në dispozicoin me motorë nga gasi dhe dieseli, ndërkaq çmimi pritet të zbulohet në një datë tjetër.

Aktualisht për këtë veturë mund të interesoheni te përfaqësuesi ekskluziv i autorizuar për Renault, “Auto Mita”, ku po ashtu mund të shikoni edhe Megane RS, motori i të cilit pikërisht është përdorur në Talismanin S-Edition të ri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera