Alfa SUV sulmon BMW X2 dhe Audi Q3

Auto

Alfa SUV sulmon BMW X2 dhe Audi Q3

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 12:39
Alfa Romeo

Në tre vitet e ardhshme, Alfa Romeo do të nisë dy SUV të reja për të arritur shitjet e synuara prej 400,000 makina në vit deri në vitin 2022.

Prodhuesi italian ka hyrë në segmentin SUV në fund të vitit 2016, kur paraqiti modelin Stelvio. Në të ardhmen e afërt, ai do të bashkohet edhe me dy automjete të kësaj kategorie, një SUV më të vogël, kompakt, bazuar në gjeneratën e re të modelit Giulietta dhe i madh, i pozicionuar mbi Stelvia

Alfa SUV kompakt do t’iu kundërvihet modeleve të tilla si BMW X1 / X2 dhe Audi Q3 në treg. Do të bazohet në versionin e shkurtuar të platformës ekzistuese mekanike Giorgio, të përdorur nga Giulia dhe Stelvio.

Tani për tani, SUV do të kenë gjithashtu një makinë hibride, me 400 kuaj fuqi dhe përshpejtimin 0-100 km/h në më pak se 5 sekonda.

SUV kompakt nuk pritet të shitet përpara vitit 2020, dhe  modeli i madh SUV do të shfaqet një vit më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat