Mercedesi i ri klasa B debuton në sallonin në Paris - Bota Sot
Mercedesi i ri klasa B debuton në sallonin në Paris

Auto

Mercedesi i ri klasa B debuton në sallonin në Paris

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 12:10
Mercedesi i ri klasa B

Përveç gjeneratës së tretë të modelit MPV, në sallonin e veturave në Paris do të gjendet edhe modeli i ri A35, GLE dhe SUV EQC elektrik.

Mercedesi i ri i klasës B do të ndajë paletën e motorit B me hatchback të klasës A dhe sedan.

Ky automobil MPV do të ofrojë më tepër hapësirë në kabinën e udhëtarëve në krahasim me pararendësin dhe do të ketë dizajn unik të tabelës komanduese, pohon prodhuesi gjerman.

Mercedes paralajmëroi se vetura do të ketë disa sisteme avancuese të vozitësit, të cilin e ka edhe klasa më luksoze S.

Më tepër detaje do të dihen në fillim të tetorit, para hapjes së sallonit të veturave në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat