Kompania e njohur amerikane e prodhimit të veturave elektrike, Faraday Future do të largojë 400 punëtorë nga puna. Madje thuhet se 250 punëtorëve u janë ndëreprerë kontratat, ndërsa edhe 150 të tjerë do të largohen nga 1 janari.
Nga 1000 punëtorë sa kishte, Faraday Future do të bie në numrin e 600 punëtorëve. Një çështje arabitrazhi me kompaninë kineze, Evergrande thuhet se është një nga arsyet që kompanisë i ka sjellur humbje të mëdha dhe ka vendosur uljen e shpenzimeve.
Gjatë vitit 2018, Faraday Future dukej afër marrëveshjes për të prodhuar një SUV luksoz elektrik, por që rreziku nga falimentimi bëri që të tërhiqej nga ky vendim.