Shtohet numri i rasteve të fruthit në Japoni

Azia

Shtohet numri i rasteve të fruthit në Japoni

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë në Japoni janë duke u përballur me numrin më të madh të rasteve të fruthit në vitet e fundit. Numri më i madh i personave të infektuar është paraqitur në mesin e pjesëmarrësve të një organizimi për Shën Valentinin dhe një grupi fetar që nuk pranon të vaksinohet.

Vetëm deri më 10 shkurt janë raportuar 167 raste të fruthit në 20 nga 47 rajonet administrative të Japonisë. Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Ngjitëse ka njoftuar se numri më i madh i rasteve është shënuar në rajonet e Mies dhe Osakas. Kjo shifër është më e madhja për këtë periudhë që nga viti 2008.

Gati gjysma e personave të infektuar në rajonin e Mies janë të lidhur me komunitetin “Miroku”, të cilët janë grup religjioz që promovojnë mënyra alternative të shërimit nga kjo sëmundje dhe nuk e pranojnë vaksinimin.

Me situatë të ngjashme janë duke u përballur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm gjatë këtij viti, në Teksas, Nju Jork dhe Uashington janë shënuar 120 raste të fruthit. Kjo gjendje i ka nxitur autoritetet që ta zgjerojnë fushatën e vaksinimit edhe në ato zona ku prindërit nuk janë të obliguar t’i vaksinojnë fëmijët, shkruan “New York Times”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat