Kina ndalon Maunt Everestin për turistët – po lënë shumë plehra

Azia

Kina ndalon Maunt Everestin për turistët – po lënë shumë plehra

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 00:55
Maunt Everest

Kina për shkak të sasive të mëdha të plehrave ka mbyllur kampet në Mount Everest për të gjithë ata që s’kanë leje alpinistësh.

Kjo do të thotë se turistët mund të shkojnë vetëm deri te manastiri Rongbuk, i cili gjendet në 5.200 metra – më tej mund të shkojnë vetëm alpinistët, të cilët kanë leje për rrugë deri në majën më të lartë të botës.

Alpinistët më së shpeshti përdorin anën jugore të malit, e cila i përket Nepalit, por kohët e fundit gjithnjë e më shumë shkojnë kah Kina.

Kampi kinez në Tibet është i njohur për atë se mund të shkohet me automobil, deri sa deri të ai i Nepalit duhet ecur gati dy javë.

Maunt Everest, maja më e lartë e të cilit gjendet në 8.848 metra mbi nivelin e detit, tash e një kohë po lufton me mbeturinat e shumëta.

Image

E tëra, sigurisht, shkaku i turistëve, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat