OKB: Talibanët po i sulmojnë qëllimisht civilët afganë - Bota Sot
OKB: Talibanët po i sulmojnë qëllimisht civilët afganë

Azia

OKB: Talibanët po i sulmojnë qëllimisht civilët afganë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 14:34
Afganistan

Misioni i Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) shprehu "shqetësim të madh" për, siç tha, rritjen e dhunës në Afganistan, gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Përmes një deklarate të lëshuar të hënën, misioni i OKB-së i dënoi talibanët për, siç u shpreh, sulmet e qëllimshme kundër civilëve.

Ai po ashtu tha se po i shqyrton akuzat për disa viktima civile nga sulmet ajrore të forcave të NATO-s në provincat Farah dhe Nimroz.

Misioni iu bëri thirrje të gjitha palëve në konfliktin gati 18-vjeçar të Afganistanit që t'i ndalin luftimet gjatë Ramazanit.

"Nuk mund të ketë asnë justifikim për sulme të qëllimshme kundër civilëve", tha kreu i Misionit Ndihmës të OKB-së, Tadamichi Yamamoto.

Një sulm nga grupi militant në një shtab të policisë në qytetin verior Pul-e Khumri, më 5 maj, "shkaktoi shumë viktima civile, me gra dhe fëmijë në mesin e të plagosurve", tha misioni i Kombeve të Bashkuara.

Talibanët, që po zhvillojnë bisedime direkte për paqe me zyrtarët amerikanë, i kanë refuzuar propozimet për armëpushim, duke thënë se trupat amerikane dhe të NATO-s duhet të largohen së pari nga Afganistani.

Muaji i Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjërojnë, ka nisur javën e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...