Dështimi i samitit të Hanoit, Koreja e Veriut ka “ekzekutuar” disa zyrtarë - Bota Sot
Dështimi i samitit të Hanoit, Koreja e Veriut ka “ekzekutuar” disa zyrtarë

Azia

Dështimi i samitit të Hanoit, Koreja e Veriut ka “ekzekutuar” disa zyrtarë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 09:16
Kim Hyok Chol

Koreja e Veriut ka ekzekutuar të dërguarin special në Shtetet e Bashkuara, pas kolapsit të samitit të dytë mes udhëheqësit Kim Jong-un dhe presidentit Donald Trump. Të paktën kështu raporton këtë të premte një gazetë koreano-jugore.

“Chosun Ilbo” raporton se Kim Hyok Chol, i cili hodhi themelet për takimin në Hanoi të Vietnamit dhe shoqëroi Kim Jong-unin në trenin e tij privat, është ekzekutuar nga një skuadër pushkatimi për “tradhti ndaj liderit suprem”, pasi ka qenë “i ftuar në SHBA” gjatë negociatave përpara samitit.

“Kim Hyok Chol është ekzekutuar gjatë muajit mars në Aeroportin Mirim, së bashku me 4 zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Jashtme, pas një hetimi”, shkruan gazeta, duke cituar një burim të paidentifikuar. Zyrtarët e tjerë, gjithsesi nuk janë përmendur me emra.

Kim Hyok Chol ishte homologu i përfaqësuesit special amerikan, Stephen Biegun, në përgatitjet për samitin e Hanoit gjatë muajit shkurt.

Ministria e Unitetit në Korenë e Jugut, e cila përgjigjet për marrëdhëniet ndërkoreane, refuzoi të komentonte në lidhje me raportin. Megjithatë, disa raportime koreano-jugore mbi ekzekutimet në Korenë e Veriut kanë rezultuar më vonë të pasakta.

Ndërkohë, gazeta shton më tej se përkthyesja e Kim Jong-unit, Shin Hye Yong është dërguar në një kamp burgimi për një gabim gjatë samitit. Ajo dështoi t’i përkthente propozimin e ri të Kimit kur Trumpi deklaroi “s’ka marrëveshje” dhe u largua nga tryeza – raporton “Chosun”, – duke cituar një tjetër burim anonim diplomatik.

Kim Jong-un dhe Trump u larguan nga kryeqyteti i Vietnamit pa marrëveshje, pasi nuk arritën në një ujti për të ndalur programin bërthamor të Penianit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat