Irani injoron thirrjet ndërkombëtare për respektim të marrëveshjes bërthamore - Bota Sot
Irani injoron thirrjet ndërkombëtare për respektim të marrëveshjes bërthamore

Azia

Irani injoron thirrjet ndërkombëtare për respektim të marrëveshjes bërthamore

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 15:33
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani

Irani do të rrisë nivelin e uraniumit të pasuruar, aq sa i duhet, përtej limitit që ia lejon marrëveshja bërthamore e vitit 2015, tha presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Me këtë deklaratë, ai sfidoi thirrjet e fuqive botërore për t’iu përmbajtur marrëveshjes.

Më parë këtë javë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore konfirmoi se Irani kishte rezervuar më shumë uranium të pasuruar se sa që është lejuar sipas marrëveshjes bërthamore, një masë që nxiti presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të paralajmëronte Iranin se është "duke luajtur me zjarrin".

Palët evropiane të marrëveshjes - Gjermania, Britania dhe Franca - i kërkuan Teheranit që "të përmbahet nga veprimet e mëtejshme që dëmtojnë marrëveshjen bërthamore".

"Ne kemi qenë konsekuent dhe të qartë se angazhimi ynë ndaj marrëveshjes bërthamore varet nga përmbushja e plotë nga Irani", thanë në një deklaratë të përbashkët ministrat e Jashtëm të tri vendeve evropiane. Kina dhe Rusia janë bashkë-nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes. Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja në maj të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...