Eskalojnë protestat në Hong Kong, protestuesit sulmojnë tregtarët kinez - Bota Sot
Eskalojnë protestat në Hong Kong, protestuesit sulmojnë tregtarët kinez

Azia

Eskalojnë protestat në Hong Kong, protestuesit sulmojnë tregtarët kinez

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 19:05
ilustrim

Protestat në Hong Kong kanë eskaluar këtë të shtune, kur protestuesit u përplasën me policinë në qendër të qytetit gjatë një marshi kundër tregtarëve kinez, duke bërë kështu që të rritet presioni ndaj tërheqjes së plotë të ligjit për ekstradim.

Demonstratat në Hong Kong filluan në mënyrë paqësore por eskaluan në dhunë me kalimin e kohës. Protestuesit gjuajtën çadra ndaj policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Edhe sot, protestat filluan në mënyrë paqësore, por kur policia i kërkoi që ata të largohen nga sheshi, filloi dhuna. Rreth orës 20:30 të orës lokale, shumica e policisë speciale kishin zbarkuar në shesh, duke tentuar që ta kontrollojnë turmën.

Protestat në ish-koloninë britanike po vazhdojnë tash e më shumë se një muaj, duke bërë që kjo të jetë kriza më e madhe politike në qytet, që nga viti 1997, kur edhe qyteti iu dorëzua Kinës.

Protestat e dhunshme, ndonjëherë kanë bërë që numri i protestuesve ta kalojë shifrën një milionë. E kjo e gjitha ndodhi për shkak se parlamenti i qytetit, pritej që ta votonte një ligj i cili lejonte ekstradimin e të burgosurve nga Hong Kongu në pjesën tjetër të Kinës.

Edhe pse qyteti është zyrtarisht qytet i shtetit të Kinës, ai gëzon të drejta të veçanta nga pjesa tjetër e vendit, madje edhe ka sistem demokratik, për dallim nga Kina e cila ka sistem komunist.

E gjitha kjo ndodhi për shkak se Hong Kongu ishte koloni e Britanisë së Madhe deri në vitin 1997. Në një marrëveshje mes Kinës dhe Britanisë, u lejua që Hong Kongu ta mbajë sistemin e vet politik, por të jetë pjesë e shtetit kinez.

E ky ligj, nga qytetarët po shihet si legjitimim i sundimit të komunizmit në një qytet demokratik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...