Assad sulmon opozitën, 31 të vdekur dhe 50 të plagosur - Bota Sot
Assad sulmon opozitën, 31 të vdekur dhe 50 të plagosur

Azia

Assad sulmon opozitën, 31 të vdekur dhe 50 të plagosur

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 07:33
Ilustrim

Disa sulme ajrore janë bërë në një treg dhe një zonë rezidenciale në Sirinë veri-perëndimore, zona të mbajtura nga opozita.

Nga sulmet kanë mbetur të vrarë të paktën 31 civilë dhe pesëdhjetë njerëz të tjerë u plagosën shkruan BBC.

Sulmet ajrore u bënë në qytetin Maarat al-Numan, në provincën jugore Idlib, duke shkaktuar dhe përhapur një shkatërrim të madh.

Rusia ka mohuar lajmet se avionët e saj kanë kryer sulmet. Rusët mbështesin qeverinë e Sirisë me në krye Bashar Al Axsad, e cila po përpiqet të rimarrë rajonin nga rebelët dhe xhihadistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...