Parazitët e malaries, rezistentë ndaj ilaçeve, po përhapen me shpejtësi në Azinë Juglindore

Azia

Parazitët e malaries, rezistentë ndaj ilaçeve, po përhapen me shpejtësi në Azinë Juglindore

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 09:45
Foto

Disa lloje të parazitëve, që janë rezistentë ndaj ilaçeve dhe që e shkaktojnë malarien, janë duke u shpërndarë me shpejtësi të madhe në pjesën juglindore të Azisë.

Hulumtuesit kanë paralajmëruar se kjo përhapje do ta sjellë dështimin në trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Lancet Infectious Diseases”, rreth 80 për qind e parazitëve që shkakojnë malarien në Tajlandë, Vietnam dhe Kamboxhia tashmë janë rezistentë ndaj dy ilaçeve kryersore që përdoren kundër malaries.

“Këto gjetje shqetësuese janë dëshmi që problem i rezistencës së parazitëve falciparum ndaj ilaçeve të kombinuara në Azinë Juglindore është përkeqësuar nga viti 2015”, tha Olivo Miotto nga Universiteti i Oksfordit.

Një rezistencë e ngjashme ndaj ilaçeve kundër malaries kishte ndikuar në vdekjen e miliona njerëzve në Afrikë në vitet e tetëdhjeta.

Malaria vret më shumë se 400 mijë njerëz çdo vit, shumica e të cilëve janë fëmijë nga Afrika.

Më shumë se 200 milionë njerëz infektohen me parazitin falciparum, i cili është përgjegjës për 90 për qind të vdekjeve nga malaria, shkruan “The Guardian”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat