Irani demonstron një sistem raketash të lëvizshme tokë-ajër - Bota Sot
Irani demonstron një sistem raketash të lëvizshme tokë-ajër

Azia

Irani demonstron një sistem raketash të lëvizshme tokë-ajër

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 18:17
Përurimi i sistemit të prodhuar në vend bëhet në Ditën e Industrisë Kombëtare të Mbrojtjes

Mediat shtetërore iraniane thanë se qeveria demonstroi të enjten një sistem raketash të lëvizshme tokë ajër me rreze të gjatë veprimi.

Përurimi i sistemit të prodhuar në vend bëhet në Ditën e Industrisë Kombëtare të Mbrojtjes dhe në një kohë tensionesh në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Irani ka zhvilluar një industri të gjerë armatimesh megjithë sanksionet ndërkombëtare dhe embargot që e ndalojnë atë të importojë shumë lloje armësh.

Shqetësimet për programin e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi të Iranit ishin një faktor që i bënë Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar të largohen nga marrëveshja që Irani nënshkroi me fuqitë botërore në vitin 2015.

Marrëveshja synon frenimin e ambicieve bërthamore të Iranit në këmbim të zbutje së sanksioneve ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...