Kina vendos tarifa të reja ndaj mallrave të SHBA-së - Bota Sot
Kina vendos tarifa të reja ndaj mallrave të SHBA-së

Azia

Kina vendos tarifa të reja ndaj mallrave të SHBA-së

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Kina bëri të ditur se ka vendosur tarifë ndaj mallrave amerikane që kapin vlerën rreth 75 miliardë dollarë.

Kjo masë është hakmarrje karshi tarifave të SHBA-së ndaj mallrave të Kinës, të cilat do të hyjnë në fuqi në dy faza, më 1 shtator dhe 15 dhjetor.

Ministria e Tregtisë në Kinë ka njoftuar për tarifat shtesë prej pesë ose 10 përqind, në gjithsej 5.078 produkte amerikane, duke përfshirë produktet bujqësore, naftë bruto dhe avionë të vegjël.

"Vendimi i Kinës për të vendosur tarifa shtesë ka ardhur nga njëanshmëria dhe proteksionizmi i SHBA-së", tha ministria kineze, duke shtuar se tarifat reciproke gjithashtu do të hyjnë në fuqi në dy faza, më 1 shtator dhe 15 dhjetor.

Këshilltari për Tregti në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navaro, tha se bisedimet tregtare me Kinën do të vazhdojnë prapa dyerve të mbyllura.

Mosmarrëveshjet tregtare mes dy superfuqive ekonomike botërore kanë shkaktuar trazira në tregjet financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...