Hezbollah hedh raketa në Izrael nga Libani

Azia

Hezbollah hedh raketa në Izrael nga Libani

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Ushtria e Izraelit ka thënë se ka kryer një sulm në jug të Libanit pasi një numër raketash antitankë nga Hezbollahu kanë pasë në objektiv bazën e ushtrisë izraelite dhe automjetet afër kufirit.

Raketat goditën disa objektiva në qytetin kufitar të Avivimit të Izraelit të dielën, tha ushtria izraelite, pas së cilës ajo u hakmor.

Sipas Hezbollahut, raketat e lëshuara nga Libani shkatërruan një tank duke vrarë dhe plagosur njerëzit që ishin brenda, njoftoi agjensia e lajmeve AFP.

Megjithatë, Izraeli tha se sulmi i tij nuk shkaktoi viktima.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se “një numër raketash antitankë u hodhën nga Libani drejt një baze të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe automjeteve ushtarake. Një numër goditjesh janë konfirmuar”.

Pas sulmit, Izraeli u përgjigj me granatime, duke pretenduar se kishte goditur të paktën 100 objektiva brenda Libanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat