Vazhdojnë protestat në Hong Kong, kjo është fundjava e 15-të me radhë - Bota Sot
Vazhdojnë protestat në Hong Kong, kjo është fundjava e 15-të me radhë

Azia

Vazhdojnë protestat në Hong Kong, kjo është fundjava e 15-të me radhë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 13:39
Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Grupet rivale të protestuesve janë përleshur mes vete të shtunën në Hong Kong. Policia i arrestoi disa prej tyre në fundjavën e pesëmbëdhjetë të protestave anti-qeveritare.

Dhjetëra protestues që e përkrahin Kinën valëvisnin me duar flamuj kinezë dhe brohorisnin “përkrahje policisë” në një qendër tregtare në Kowloon. Kur i panë këta protestues, personat që po protestonin kundër qeverisë u afruan dhe filluan të përleshen fizikisht me grupin tjetër me grushte dhe duke goditur me çadra. Një person u pa me gjakderdhje në kokë.

Përderisa Hong Kongu po hyn në muajin e katërt të protestave masive, tensionet mes përkrahësve dhe kritikëve të lëvizjes pro-demokracisë janë rritur edhe më shumë.

Qindra protestues anti-qeveritarë me maska dhe rroba të zeza marshuan në lagjen Tin Shui Wai, pavarësisht vendimit të policisë për të mos i dhënë leje mbajtjes së një tubimi të tillë. Linjat e autobusit u ndërprenë, ndërsa policia u doli përballë protestuesve që kishin vendosur barrikada në rrugë.

Kjo e shtunë shënon fundjavën e pesëmbëdhjetë me radhë të protestave masive në Hong Kong, ku protestuesit e kanë përçarë rëndë shoqërinë e këtij rajoni. Protestat fillimisht kishin nisur për shkak të një projektligji për ekstradimin e qytetarëve të dyshuar në Kinë, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...